Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia.
Në njoftim është bërë e ditur se dje rreth orës 15:30 në rrugën janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
“Më 14.08.2024, rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan, janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyre ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.Zyrtarët e TASK FORC-së, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës.Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare. Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë. Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M.,ka arrit të ik në drejtim të pa njohur duke shkaktuar disa aksidente”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Dogana ka njoftuar se janë kontrolluar lokali dhe shtëpia e të dyshuarit në Hajvali të Prishtinës, ku është hasur në pajisje elektrike me origjinë serbe.
“Në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluarlokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali-Prishtinë,ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit i cili ka dalë nëvendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
#Parandalohet #një #rast #kontrabandës #mallra #nga #Serbia
gazetablic.com