Po luante në ballkon me një tampon shkume të ndezur, 10-vjeçari në Korçë i vë flakën makinës poshtë shtëpisë

Një i mitur ka djegur aksidentalisht një automjet në Korçë.
Sipas policisë, një 10-vjeçar, duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet.
Ky i fundit si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.
“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal:
Për një 10-vjeçar, për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” nga pakujdesia, pasi duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet, i cili si pasojë e flakëve është djegur plotësisht”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
#luante #në #ballkon #një #tampon #shkume #të #ndezur #10vjeçari #në #Korçë #vë #flakën #makinës #poshtë #shtëpisë
Java News