Aktualitet
Leposaviq: Hajnat i hyjnë në shtëpi, i vjedhin sharrën motorike

Një kosovar në Leposaviq ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hapur me forcë derën e hyrjes së shtëpisë, dhe aty kanë vjedhur një sharrë motorike.
Sipas raportimit, vlera e sharrës është 300 euro, dhe të dyshuarit pas vjedhjes janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti i cili u raportua mbrëmjen e së shtunës në polici, është cilësuar “Vjedhje e rëndë, dhe është duke u hetuar, tha policia,
#Leposaviq #Hajnat #hyjnë #në #shtëpi #vjedhin #sharrën #motorike
gazetablic.com