Aktualitet

Shtrenjtohet energjia në Kosovë, rritja e çmimit pritet me protesta, edhe biznesi i pakënaqur

Nga 1 maji qytetarët e Kosovës do ta paguajnë 16% më shtrenjtë energjinë elektike.

Vendimi u miratua këtë te premte nga Rregullatori i Energjisë pas kërkesës së  tre operatorëve energjetik në vend.

“I kemi katër shkaktarë që kanë ndikuar në rritjen e kostos së shërbimit. Janë ndryshimet në koston e blerjes të energjisë elektrike nga furnizuesi me shërbim universal. Ndryshimet me kostos së blerjes së energjisë nga operatori i sistemit të shpërndarjes. Parashikimi i çmimeve të energjisë nga importi për vitin 2025 dhe parashikimi për koston e shërbimeve ndihmëse për operatorin e sistemit të transmetimit. Në vlerësimet për vitin 2025 është parashikuar edhe import duke pasur parasysh se njësit gjeneruese janë në planifikim të mirëmbajtjes”, tha drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj.

Bordi vendosi për rritjen e çmimit të energjisë pavarësisht kundërshtimit nga ana e presidencës apo kërkesës së qeverisë për mos rritje të çmimit për konsumatorët që shpenzojmë më pak se 800 kilovat në muaj.

Vendimi u prit me protestë e cila nisi në mesditë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë dhe vazhdoi te zyra e rregullatorit të energjisë.

Organizatorët paralajmëruan se do të dorëzojnë padi ndaj këtij vendimi më 14 prill në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Bizneset gjithashtu janë shprehur të pakënaqur për rritjen.

#Shtrenjtohet #energjia #në #Kosovë #rritja #çmimit #pritet #protesta #edhe #biznesi #pakënaqur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button