Aktualitet

Gara për kreun e Shtëpisë së bardhë, Donald Trump nuk kursen kundërshtaren: Kamala Harris nuk jep intervista sepse është ‘budallaçkë’

Të premten në mbrëmje në Montana, ish-presidenti Donald Trump bëri një kritikë të ashpër për zëvendëspresidenten Kamala Harris, duke theksuar mungesën e saj në intervista që kur ajo u bë kandidatja kryesore për demokratët pasi presidenti Joe Biden zgjodhi të mos kandidonte për një mandat të dytë.

“Që kur u bë kandidate presidenciale, ajo ka refuzuar të japë një intervistë të vetme”, deklaroi Trump para një audience të mbushur plot në Brick Breen Fieldhouse në Bozeman, që ndodhet në kampusin e Universitetit Shtetëror të Montanës, shkruan Matzav.com.

Ai shtoi: “E dini pse? Sepse është budallaçkë. Apo të japë një konferencë të vetme për shtyp. Ajo nuk do të japë një konferencë për shtyp. Nuk do ta bëjë”.

#Gara #për #kreun #Shtëpisë #së #bardhë #Donald #Trump #nuk #kursen #kundërshtaren #Kamala #Harris #nuk #jep #intervista #sepse #është #budallaçkë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button