Aktualitet

Plagosja e ushtarëve të KFOR në veri të Kosovës, Rohde i ashpër: Mos guxoni ta përsërisni!

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ashpër thënë se plagosjet e ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, siç ndodhi vitin e kaluar, nuk guxojnë të ripërsëriten.

Kjo deklaratë e tij vjen në prag të paralajmërimit të qeverisë kosovare se Ura e Ibrit do të hapet, edhe pse këtë e kundërshtojnë BE dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

“Mbështetje e plotë për vijat e kuqe të KFOR-it, përfshirë për urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që shkaktuan lëndime te ushtarët e KFOR-it, të civilëve, nuk duhet të përsëriten. Këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh. Nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës; mirëpresim koordinimin që e përmendi Albin Kurti”, deklaroi Rohde në X.

#Plagosja #ushtarëve #të #KFOR #në #veri #të #Kosovës #Rohde #ashpër #Mos #guxoni #përsërisni
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button