Aktualitet

Tentoi t’i vendoste eksploziv anijes së konkurrentit në Sarandë, Gjykata merr vendimin për 35-vjeçarin

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Eridion Muho.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim me iniciale E. M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 152/3, 25 dhe 22 i Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin nr. 23-2024-1488, datë 30.07.2024, ka vendosur:

– Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E. M.
– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim E. M atë të “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale E. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës dhe revokimin e kërkesës së organit të akuzës.
Në përfundim të gjykimit, më datë 13.08.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Qemal Zaimi, vendosi:
-Miratimin e vendimit penal Nr.23-2024-1488 datë 30.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

#Tentoi #vendoste #eksploziv #anijes #së #konkurrentit #në #Sarandë #Gjykata #merr #vendimin #për #35vjeçarin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button