“Ethet e Nilit” / Infektologu: Bartësi kryesor i këtij virusi është mushkoja e tipit Anopheles

Ditë më parë në vendin tonë është paraqitur rasti i parë me virusin aktual në Evropë, “Ethet e Nilit”.
Ky virus përhapet përmes pickimit të mushkojave tek njeriu, i cili shfaqet me simptoma të lodhjes, etheve, dhimbjeve të kokës e të tjera, simptoma të cilat mund të përfundojnë edhe me fatalitet tek njeriu.
E për këtë, infektologu Shemsedin Dreshaj në një prononcim për , bënë të ditur se mushkoja e tipit Anopheles është bartësi kryesor i virusit “Ethet e Nilit”.
Dreshaj, thekson se ky virus ekspozohet si gjendje febrile që shoqërohen me temperaturë, kokëdhimbje e lodhje, ku një pjesë e personave të prekur nga ky virus simptomat i kalojnë shumë lehtë e në disa raste munden me qenë më të theksuara.
“Ky virus pas inkupacionit fillon të manifestohet si një gjendje febrile, pra, ankesat janë me temperaturë, me kokë dhimbje, me lodhje, molisje dhe anoreksi. Një pjesë e madhe e tyre kalojnë me simptoma shumë të lehta saqë rrallë herë dedektohen, ndërsa tek disa raste janë më të theksuara dhe pastaj është forma që ka mundësi të shkoj me kokëdhimbje dhe paraqitjen e disa pucërrave në trup”, tha Dreshaj.
Ai shton se ky virus prek edhe sistemin nervor qendror të njeriut, e që kjo formë nervore mund të hasë në 1% të rasteve që kërkojnë spitalizim në klinikat që janë të pajisura me të gjitha format e trajnimit për shërimin e këtij virusi.
Po ashtu, sipas tij ky virus nuk është bartës ndërmjet njerëzve, por, bartës përmes pickimit të mushkonjave nga shpendët apo shtazët tek njeriu.
“Ky virus nuk bartet nga personi në person, por, ky virus bartet përmes mushkojës, nga i sëmuri tek i shëndoshi, nga shpendët e ngordhura ose të gjalla, nga kuajtë, si shpendët e imëta ashtu edhe shtazët e mëdhaja mund të jenë rezervar i virusit dhe pastaj, mushkoja kur e merrë këtë virus, në momentin e thumbimit të njeriut e bartë virusin. Pra virusi nuk bartet nga njeriu në njeriu, por, bartet përmes vektorit, pra, mushkojës”, u shpreh ai.
Ndërkaq, Dreshaj i pyetur se a duhet të ndërmerret ndonjë masë parandaluese nga institucionet përkatëse për parandalimin e këtij virusi, u shpreh se dezinsektimi është i domosdoshëm për kësisoj raste në mënyrë që t’i zvogëlojë masat për infektimin e secilit individ.
“Së pari për këtë virus nuk ka vaksinë dhe parandalimi konsideronë në mbrojtjen e njeriut nga pickimi i mushkojës, ose me përdorimin e masave për asgjësimin e mushkojës në terren, pra sic është dezinsektimi i cili duhet të bëhet. Dezinsektimi është i domësdoshëm në rrethana të këtilla, për shkak se i zvogëlon masat që mushkojat të infektuara të pickojnë njeriun”, tha ai.
Ndër të tjera, shton se ky virus fillimisht ka qenë i lokalizuar në Afrikën Veriore, që më pas ka filluar të përfshijë vendet evropiane.
“Ky virus së pari ka qenë i lokalizuar në Afrikën Veriore, diku rreth shteteve meditirane dhe tek dikur më vonë ka filluar të përfshijë Italinë, Spanjën, Greqinë dhe Shqipërinë. Ndërsa nga viti 1999 ky virus sic duket ka pësuar një munitacion ose për shkak të ndërrimit të kushteve klimatike apo ngrohjes globale. Virusi vec se ka kaluar deri në shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadë, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe si dhe Evropën, pra, të gjitha vendet që kanë mushkoja”, përfundoi ai.
//
#Ethet #Nilit #Infektologu #Bartësi #kryesor #këtij #virusi #është #mushkoja #tipit #Anopheles
gazetablic.com