Aktualitet

Familja nga Afrika e Jugut zgjedh Shqipërinë për të kaluar pushimet verore, Rama publikon videon e veçantë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me përshtypjet e një familjeje nga Afrika e Jugut, e cila ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.

Familja nga Afrika e Jugut tregon se kanë vizituar disa nga pikat turistike në vend.
‘Ne jemi një familje nga Afrika e Jugut. Kishim dëgjuar për Shqipërinë, por nuk dinim shumë. Historia e tij na duket mjaft interesante dhe menduam se është një ide e mirë që ta eksploronim.

Kemi qenë këtu për 16 ditë. Na pëlqejnë zonat e ndryshme dhe biodiversiteti i vendit. Bëmë një listë të vendeve që donim të shihnim dhe menduam se duke qenë një vend i vogël mund ti shikonim të gjitha, ndaj nuk donim të linim asgjë pa parë. Na pëlqeu shumë ushqimi. Byreku është i preferuari im! Në veri na pëlqeu flija.’– u shpreh kryefamiljarja.
Rama thotë në postimin e tij se Shqipëria tashmë është kthyer si një vend mahnitës që ka hyrë në hartën e botës turistike.

“Mirmëngjes, dhe me dëshminë e një familjeje nga Afrika e Jugut, e cila për pushimet e këtij viti ka zgjedhur Shqipërinë kryqetërthor, si një vend mahnitës që tanimë ka hyrë në hartën e botës turistike, ju uroj një javë të mbarë“-shkruan Rama.

#Familja #nga #Afrika #Jugut #zgjedh #Shqipërinë #për #të #kaluar #pushimet #verore #Rama #publikon #videon #veçantë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button