Aktualitet
Fluks në Portin e Vlorës, numër i lartë pasagjerësh në tre ditët e fundit

E diela ka regjistruar numrin më të lartë të pasagjerëve në Portin e Vlorës.
Me dy tragetet e mëngjesit kanë mberritur në Portin e Vlorës rreth 2 mijë pasagjerë.
Ky numër pritet të shkojë deri në 3 mijë pasagjerë gjatë kësaj të diele ndërsa pritet mbërritja e trageteve edhe në mbrëmje.
Tre ditët e fundit kanë shënuar fluks të lartë të pasagjerëve në Portin e Vlorës. Nga autoritetet është punuar edhe me 6 sportele për të mos krijuar radhe në port.
#Fluks #në #Portin #Vlorës #numër #lartë #pasagjerësh #në #tre #ditët #fundit
Java News