Tuneli nënujor i Porto Palermos hapet pas 32 vjetësh

Është hapur pas 32 vjetësh, porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos.
Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka ndarë disa pamje në rrjete sociale.
Rama tha se tashmë nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik.
Sipas tij, do të ndërthurret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës.
“Mirëmëngjes dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthurret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”, ka shkruar Rama.
#Tuneli #nënujor #Porto #Palermos #hapet #pas #vjetësh
gazetablic.com