Aktualitet

Ukraina, sulme me dronë dhe raketa në Kursk, plagosen 13 persona

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se njësitë e mbrojtjes ajrore shkatërruan 14 dronë të lëshuar nga Ukraina dhe katër raketa balistike taktike Tochka-U mbi rajonin Kursk mëngjesin e së dielës.

Rajoni rus kufizohet me rajonin Sumy të Ukrainës dhe aktualisht është në qendër të luftimeve pasi forcat ukrainase pushtuan zonën, shkruan Sky News.

Zyrtarët e Kurskut thanë se 13 persona u plagosën në qytet pasi mbetjet nga një raketë e shkatërruar ukrainase ranë mbi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe.

Nuk është e qartë nëse ka pasur dëme të mëtejshme, pasi Rusia dhe Ukraina rrallë zbulojnë shkallën e plotë të dëmit të shkaktuar nga sulmet, përveç nëse ka lëndime ose dëmtime në ndërtesat e banimit.

Guvernatori në detyrë i rajonit Alexei Smirnov urdhëroi autoritetet lokale të përshpejtojnë evakuimin e civilëve në zonat në rrezik.

Gjashtëmbëdhjetë dronë të tjerë u rrëzuan mbi rajonin e Voronezh, disa qindra kilometra në jug të Moskës, dhe tre dronë mbi rajonin kufitar të Belgorodit, sipas një deklarate ngat ministria ruse e Mbrojtjes.

#Ukraina #sulme #dronë #dhe #raketa #në #Kursk #plagosen #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button