Rama: Fluks pushuesish në veri të vendit, lajmi më i bukur i sezonit

Veriu i vendit vijon të ngelet destinacion shumë i kërkuar për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “lajmin më të bukur të këtij sezoni të jashtëzakonshëm, me shifrat e të gjitha portave hyrëse të vendit që flasin për një rritje të lartë të numrit të vizitorëve e turistëve të huaj, e ka sjellë veriu”.
Kryeministri theksoi se “programi kombëtar i Rilindjes Urbane, infrastruktura rrugore turistike e ndërtuar në dekadën e fundit pikërisht me këtë vizion strategjik, rrjeti i ri i agroturizmave e bujtinave, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish drejt bukurive mahnitëse të Shqipërisë së Sipërme”.
“E në këtë zhvillim të ri për Shqipërinë turistike, Shkodra e të gjitha bukurive, e ridalë tanimë nga agonia e gjatë dhe plot turistë ngado, është qershia mbi tortë; e kjo foto si një copë parajse është bash nga Dajçi i Shkodrës”, u shpreh Rama, ndërsa ndau foton në rrjetet sociale.
#Rama #Fluks #pushuesish #në #veri #të #vendit #lajmi #më #bukur #sezonit
Java News