Aktualitet

Arrestohet një person në Deçan pasi shtiu me armë në një aheng familjar

Një person është arrestuar në fshatin Rastavicë të Deçanit pasi që I njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Deçan, me datë 05.08.2024, rreth orёs 22:00, është njoftuar se nё fshatin Rastavicё-Deçan, nё njё aheng ka tё shtёna me armё. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, aty janё gjetur tri gёzhoja, ёshtё kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janё sekuestruar: një armё pistoletё Sarsilmaz, një karikator i sё njëjtës armë, gjashtë fishekё cal: 9mm, tri gёzhoja. I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, bën të ditur policia.



#Arrestohet #një #person #në #Deçan #pasi #shtiu #armë #në #një #aheng #familjar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button