“Luftë e ashpër” Kinë-SHBA në Paris, Shqipëria ëndërron ende për medaljen e parë

Kur jemi 6 ditë larg fundit të Lojërave Olimpike në Paris, rivaliteti SHBA-Kinë është i madh sa i përket medaljeve të fituara.
Aktualisht, Kina është në krye me 21 medalje të arta, ndërsa SHBA renditet e dyta me 19 medalje të arta. Megjithatë, sportistët amerikanë kanë arritur të marrin në total 75 medalje deri tani, ndërsa ata kinezë 52 medalje.
Surpriza e madhe është Franca organizatore, e cila deri tani renditet në vendin e tretë me 12 medalje të artë, 44 në total.
Katër vite më parë, në Olimpiadën e Tokios ishin amerikanët që u renditën në vendin e parë me 39 medalje të arta, ndërsa Kina me vetëm një më pak. Japonia organizatore u rendit e treta me 27 medalje të arta.
Ndërkohë, Shqipëria ka ende shpresa për të marrë medaljen e parë të artë, teksa pritet të garojnë edhe 3 sportistët rus të natyralizuar si shqiptarë në mundje.
Në anën tjetër, Kosova e mbylli olimpiadën me dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë.
/a.r
#Luftë #ashpër #KinëSHBA #në #Paris #Shqipëria #ëndërron #ende #për #medaljen #parë
Java News