Aktualitet

Në Himarë, fitoi europianizmi |

Nga ARTUR AJAZI

Zgjedhjet e zhvilluara në Himarë, të djelën e 4 Gushtit, treguan se himariotët kanë mbetur sa qytetarë, aq edhe shqiptarë. Ata votuan në 4 Gusht, për vazhdimësinë e rrugës europianiste të Shqipërisë, të vendit dhe zonës së tyre, larg dogmave dhe teorive idioteske që i përkasin shekullit të kaluar. Himara votoi në 4 Gusht, për njeriun e duhur, për mjekun dhe intelektualin, që ka dhënë prova bindëse, se mbështet progresin, integrimin, hallet dhe problemet e qytetit dhe qytetarëve të tij. Vangjel Tavo, ishte emri dhe njeriu i duhur që Edi Rama, përzgjodhi mes dilemave dhe propozimeve, pasi i duhej një figurë bindëse, besuese, dhe më tepër përbashkuese, e cila jo ti ndajë, por ti mbledhë tok himariotët, jo ti fryjë “zjarreve nacionaliste” me teori të skaduara helenizimi, dhe të tjera broçkulla të cilat kandidati i opozitës antishqiptare, propogandonte në takimet e tij apatike. I ardhur pas shumë vitesh nga “gjiri i antishqiptarizmit helen”, Gjikuria pranoi kandidimin në Himarë pasi u instruktua maksimalisht, nga taborra e fundit e çerdhes së antishqiptarizmit këtu, dhe jashtë kufinjve tanë.

Ai erdhi me mision të qartë, me objektiva dhe synime të paramenduara, për të ndryshuar në Himarë, frymën e optimizmit që kanë banorët e saj. Ai erdhi në Himarë, jo si kandidati i duhur, për ta shpënë qytetin e tij drejt zhvillimit, harmonisë fetare dhe krahinore, drejt shuarjes së debateve dhe sherreve që ka ndezur atje partia e Dules, por si një misionar i betuar i helenizimit të saj, dhe Vorio-Epirit. Himara dhe himariotët, nuk mund të tjetërsohen me premtime boshe, me pensione dhe shpërblime greke , apo mashtrime tipike të atyre që duan atje kaosin, anarshinë, dhe ndasitë etnike dhe fetare.

Si mund të votojnë dhe ti besojnë himariotët e zgjuar, një kandidati që prezantohet me parrulla greke, me teori helene mbi Vorio-Epirin, dhe që nuk ka asgjë të përbashkët, me interesat e tyre. Himara i ka dhënë fjalën dhe besën Vangjel Tavos, gjirokastritit të urtë dhe të ndershëm, i cili ndjehet shqiptar, edhe pse ka në gjenet e tij ndoshta edhe “damarë” grekë. Në Himarë votuan në 4 Gusht, shqiptarët 200 dhe 300 vjeçarë të saj zone, votuan edhe minoritarët e zgjuar, që e kanë lidhur fatin e tyre dhe familjes, me atë qytet të bukur buzë Jonit, dhe me Shqipërinë Europiane. Me votën e tyre, në 4 Gusht, himariotët i dhanë përgjigjen e merituar edhe hidraulikut “eurodeputet”, që bënte “duva” në greqisht dhe lutej që “qirje Gjikuria të fitonte mbi kandidatin e Edi Ramës”.

Në Himarë fitoi europianizmi i banorëve të zgjuar, që janë atje prej stërgjyshërve, dhe katragjyshërve shqiptare, pasi kanë vendosur të rrojnë në paqe, ujdi, dhe liri të plotë mes tyre. Mercenarët bajatë Beleri-“s”, apo Gjikuri-“as”, le të shkojnë në Athinë dhe të qajnë humbjen, pasi në Himarë do të shijohet fitorja e përbashkët.

#Në #Himarë #fitoi #europianizmi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button