‘Shpërthen’ sërish Balliu: Berisha i ka Çapjat në listën e sigurt të Elbasanit! Dikur i përdorte për të mbledhur firma

Ish-kandidatja e primarve ne PD ka reaguar ashper ndaj Sali Berishes dhe listave te tij ne Elbasan.
Ne nje reagim ne rrjetet sociale, Alesia Balliu shkruan:
“Ironikisht, ajo që po ndodh në Elbasan është tragji-komedi.
Lideri i opozitës kërcënoi nga foltorja e prezantimit të kandidatëve për deputetë në Elbasan ato që ai i quan banda, grupin e Suel Çelës!
Ky fatkeq i përdorur nga mafia e vërtetë që është sot partia në pushtet e që ish kreu i opozitës aktuale i ka bërë qokat, nuk ka asnjë përfaqësues të fisit të vet kandidat.
Ndërkohë, fisi Çapja, kundërshtarët e tyre, kanë një kandidate në listat e sigurta te PD .Nuk luftohet krimi duke bërë pazare me një palë dhe duke sulmuar palën tjetër, që dikur i përdore vetë, për të mbledhur firmat e foltores në 2021.
Demokratët e vërtetë i dinë të gjitha e nuk të falin më 12 vjeçarin e kalvarit të mundimshëm, që i shërbeu pazareve e interesave okultë të individëve të veçantë në PD:”
#Shpërthen #sërish #Balliu #Berisha #Çapjat #në #listën #sigurt #të #Elbasanit #Dikur #përdorte #për #të #mbledhur #firma
Java News