Sport

Serie A, “zbardhet” zona Champions, tri ekipe në garë për dy vende në E.League

Një xhiro përpara fundit, në Serie A ka pak enigma. Napoli vijon të luaj për Victor Osimhen me sulmuesin nigerian që realizoi një dopietë përballë Bologna-s duke shkuar në kuotën e 25 golave sezonal, për momentin është ai golashënuesi më i mirë, plus katër gola nga Lautaro Martinez. Me Napolin, në Champions League shkojnë Lazio, Inter dhe Milan.

Kryeqytetasit mposhtën Cremonesen me rezultatin 3-2 ku spikati goli i Hysaj. Një fitore të madhe 3-2 siguroi edhe Inter përballë Atalantas duke blinduar prezencën në Champions, por në javën e fundit mund të synojnë edhe vendin e dytë. Fitorja e Milanit përballë Juves mbylli përfundimisht llogaritë e zonës Champions.

Në javën e fundit ka dilemë vetëm në lidhje me Europa League ku në garë janë tre ekipe për dy vende. Me 61 pikë, Atalanta renditet në vendin e 5-të, plus një pikë nga Roma, dhe plus dy në raport me Juven e vendit të 7-të.

Gjithçka e hapur për të siguruar një vend në Europa League. Roma pret Spezia-n, Atalanta pret Monza-n ndërsa Juve luan në transfertë përballë Udineses. Në Serie B zbresin Sampdoria dhe Cremonese ndërsa Spezia dhe Verona do të luajnë për një biletë në elitë, të dy ekipet janë me 31 pikë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button