Aktualitet
Skandal në Korçë! Arrestohet një mësues, ngacmoi seksualisht dy 14-vjeçare, çfarë u dërgonte në mesazhe

Një mësues i një shkolle 9-vjeçare më Korçë ka rënë në pranga pasi ngacmoi seksualisht dy të mitura me mesazhe.
Bëhet fjalë për 45-vjeçarin B. D., i cili sipas policisë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
#Skandal #në #Korçë #Arrestohet #një #mësues #ngacmoi #seksualisht #14vjeçare #çfarë #dërgonte #në #mesazhe
Java News