Aktualitet

Balje: Gjinia femërore anashkalohet në politikë!

Në Kosovë, pabarazia gjinore në postet politike është e dukshme.

Instituti Republikan Nëderkombëtar ka publikuar një anketë të realizuar gjatë periudhës 6 deri me 27 maj të këtij viti, ku të përfshirë si anketues janë 1,200 qytetarë.

Në këtë sontazh është vërejtur se 63% të anketuarve janë shprehur se gratë në vendin tonë nuk kandiditojnë për poste politike,për arsyje që si preokupim kanë rritjen e fëmijëve të tyre.

Në lidhje me përfshirjen e gruas në sferat politike, ka folur për “Gazeta Blic” deputetja e Kuvendit të Kosovës njëherësh kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut , Dude Balje.

Balje tha se në shumicën e partive politike të Kosovës, si rivale, anashkalohen nga gjinia e kundërt.

“Ka disa faktorë, një nga faktorët është se shumica e partive poltike, liderëve janë meshkuj, ata kanë politiken e vet e deri më tani pa marrë parasysh se çfarë kanë folur, një grua brenda partisë politike nuk e kanë marrë aq me të mirë, ato nuk kanë vende edhe brenda partisë e cila është vendimmarrëse, e dyta mendoj se jeta publike tek ne prap se prap është shumë komplekse, dmth, nuk mundesh të mbrosh vetën në pjesën private”, tha deputetja Balje.

Tutje ajo tregon se ka mungesë të përkrahjes së grave nga gjinia e tyre, gjithashtu sipas saj, pjesëmarrja e grave në politikë mund të ballafaqohet me probleme dhe komente negative.

“Ne duhet të pranojmë se pa marrë parasysh se sa jemi duke folur, ne gratë duhet të përkrahim gruan tjetër, dhe vajza me përkrah vajzën. Ne në mes veti si gra kemi probleme shumë, unë në karrierë më shumë kam pas problem dhe kam pas komente negative edhe komente shumë degraduese prej anës së femrave sesa nga ana e meshkujve” u shpreh Dude Balje për .

Vlen të cekët, se në këto rezultate nga të anketuarit kosovarë,  55 % kanë theksuar se gratë janë në mungesë të mbështetjes nga partitë politike ku ato i përfaqësojnë, ndërsa, me 47 % nga të anketuarit u shprehen se gratë ani pse, konkurojnë për pozita në paritit politike nuk zgjidhen.

//



#Balje #Gjinia #femërore #anashkalohet #në #politikë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button