Sport

Kontrata e sulmuesit shqiptar mban pezull gjithçka, klubi italian kërkon të transferojë Shpendin –

Stiven Shpendi e përfundoi sezonin e tij të parë në Serinë A me 12 paraqitje në fushë dhe me asnjë gol të shënuar. Një sezon jo ashtu siç vetë lojtari mund ta kishte pritur, megjithëse vështirësitë ishin të kuptueshme, duke qenë se kapërceu menjëherë nga Seria C në elitën e futbollit italian.

Sipas “Tuttomercatoëeb”-it, Karrareze po kërkon të transferojë sulmuesin shqiptar. Klubi i ngjitur së fundmi në Serinë B synon të afrojë në organikën e vetë 21-vjeçarin, por kontrata e tij mban pezull gjithçka. Shpendi është në huazim edhe në sezonin e ardhshëm te Empoli dhe për t’u transferuar këtë verë në radhët e Karrarezes do të duhej të ndërpriste fillimisht kontratën e tij me toskanët.

Një skenar thuajse i pamundur. Kjo pasi Empoli në fund të huazimit dy-vjeçar do të kryejë edhe blerjen e kartonit të tij. Aktualisht, Stiven Shpendi është ende një lojtar i Çezenës, me të cilët ka një marrëveshje deri në verën e vitit 2026. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Kontrata #sulmuesit #shqiptar #mban #pezull #gjithçka #klubi #italian #kërkon #të #transferojë #Shpendin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button