Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, i riu përplas me makinë këmbësorin

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në qytetin e Gjirokastrës, bulevardin “18 shtatori”.

Një 64-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 23 vjeçar. E moshuara është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:30, në bulevardin “18 shtatori”, shtetasi F. S., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volswagen”, ka aksidentuar një 64-vjeçar, (këmbësor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, thuhet në njoftim.

#Aksident #në #Gjirokastër #riu #përplas #makinë #këmbësorin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button