Sport

Skandali me ekipin e Tiranës, “shpërthen” drejtori sportiv i Kukësit: Të gjitha klubet shqiptare fshehin të ardhurat! Të futet në lojë SPAK

Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas eliminimit të Egnatias dhe Partizanit nga Liga e Konferencës.

Ai është ndalur edhe te çështja e Tiranës për “fshehje të të ardhurave” në sezonet 2014-2016.

Halili shkruan se në lojë duhet të futet edhe SPAK-u për shkak se ka shumë klube të tjera si Tirana.

“Ja panë hajrin “Final 4″. Siç e ka emrin ashtu shkëlqyen edhe ekipet e Abisnet Superiore.

Të gjitha ngelën në klasë, Tani kemi edhe një precedent tjetër me ekipin e Tiranës. Nuk është vetëm klubi i Tiranës, të gjithë si Tirana janë.

Tani duhet të futet SPAK-u në lojë përtë gjitha ekipet dhe tu kontrollojë bilancin dhe sigurimet, unë besoj se nuk do të ketë ekipe futbolli në Shqipëri.

Si i mbajnë klubet pa asnjë aktivitet, me disa mini hotele dhe aktivitete të dyshimta. Po ta ndjekim këtë logjikë do të djeget dikush ndoshta ai që duhet i paprekshëm.

Sepse janë bërë edhe klubet tona si micro creditë duke marrë hua. Qeveria dhe SPAK në aksion për të rregulluar njëherë e mirë sportin në Shqipëri”, shkruan ai.

#Skandali #ekipin #Tiranës #shpërthen #drejtori #sportiv #Kukësit #Të #gjitha #klubet #shqiptare #fshehin #të #ardhurat #Të #futet #në #lojë #SPAK
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button