Do të transmetohen falas për sportdashësit shqiptar, ja ku do të mund të ndiqni ndeshjet e Egnatias dhe të Partizanit –

Egnatia dhe Partizani do të luajnë mbrëmjen e nesërme ndeshjet e kthimit në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Rrogozhinasit fituan ballafaqimin e parë me Vikingurin në transfertë dhe nesër, duke nisur nga ora 20:00, do të presin islandezët në “Loro Boriçi”. Kjo ndeshje do të transmetohet pa pagesë për sportdashësit shqiptarë në ekranin e “RTSH 2”-shit.
Ndërkohë, në krahun tjetër Partizani do të presë Saburtalon në “Elbasan Arena”. Përballja e parë mes tyre përfundoi me fitoren 2-0 të gjeorgjianëve, prandaj të kuqtë kanë detyrën e vështirë për të përmbysur rezultatin nëse dëshirojnë që të kalojnë në turin e tretë. Edhe ky takim do të nisë nga ora 20:00 dhe do të transmetohet pa pagesë në ekranin e “MCN TV”-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#të #transmetohen #falas #për #sportdashësit #shqiptar #të #mund #të #ndiqni #ndeshjet #Egnatias #dhe #të #Partizanit
SportExpress