Aktualitet
Pas sulmit ku mbetën të vrarë edhe dhjetëra të rinj, gjendet nën gërmadha trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut

Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut Fuad Shukr është gjetur nën gërmadha në periferitë jugore të kryeqytetit libanez Bejrut. Lajmin e bën të ditur Reuters duke cituar dy burime.
Kujtojmë se ushtria izraelite njoftoi vonë të martën se kishte vrarë Shukr, të cilit iu referua si komandanti më i lartë i Hezbollahut dhe të cilin e fajësoi për një sulm në fundjavë.
Si pasojë e këtij sulmi, dhjetëra të rinj në Golan-in e pushtuar nga Izraeli humbën jetën.
#Pas #sulmit #mbetën #të #vrarë #edhe #dhjetëra #të #rinj #gjendet #nën #gërmadha #trupi #komandantit #ushtarak #të #Hezbollahut
Java News