“Gërdeci”, shtyhet për në 11 Shtator seanca në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu

Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se 5 ekspertët kishin dorëzuar në gjykatë përgjigjet e pyetjeve të bëra nga prokuroria dhe nga avokatët, por të dyja palët kanë kërkuar kohë që të njihen me këto përgjigjie.
Ndërkohë Gjykata ka pranuar kërkesën e tyre duke e shtyrë seancën për në datën 11 Shtator në orën 10:00.
Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në procedurat për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Akt-ekspertimi në atë kohë tregon se shtetit iu shkaktua një dëm prej 59 mln Lekësh, pasi nuk ishte përllogaritur transporti i municioneve.
Nga shpërthimi në Gërdec më 15 Mars 2008 humbën jetën të paktën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë.
/a.r
#Gërdeci #shtyhet #për #në #Shtator #seanca #në #GJKKO #për #ishministrin #Fatmir #Mediu
Java News