Aktualitet

Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë me rënie

Masat ajrore më të freskëta nga atlantiku do të depërtojnë në shtresat e larta të atmosferës duke sjellë rënie të lehtë të temperaturave.

E Mërkurë 31 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     17/34°C

– Zonat e ulëta      22/38°C

– Zonat bregdetare 24/37°C

Kosova për dt. 31 Korrik 2024 do të ketë kthjellime.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C –15°C në mëngjes deri në 29°C –32°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte 01 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      14/32°C

– Zonat e ulëta      18/38°C

– Zonat bregdetare 20/35°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

#Dita #sotme #të #jetë #diell #temperaturat #të #jenë #rënie
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button