Aktualitet

Aksidentohet rëndë djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pit , Pax Jolie-Pitt , sipas raportimeve të mediave të huaja, ka pësuar një dëmtim në kokë nga një aksident, të cilin ata e cilësojnë si “shumë të rëndë ”.

20-vjeçari po ngiste biçikletën e tij elektrike në Los Anxhelos kur u përplas me pjesën e pasme të një makine, thanë burimet e zbatimit të ligjit për TMZ.

Ai u dërguan në spital pas dëmtimeve të marra. Pax nuk mbante helmetë në momentin e përplasjes.

Burime nga forcat e rendit thanë se ai po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00, kur ra në pjesën e pasme të makinës.

/a.r

#Aksidentohet #rëndë #djali #Brad #Pitt #dhe #Angelina #Jolie #pëson #dëmtime #në #kokë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button