Sport

Ekskluzive/ Shënoi gol në ndeshjen e fundit të Fulhamit, talenti i Shqipërisë do të largohet në verë –

Adrion Pajaziti është talenti i madh që i vjen Shqipërisë nga U-21. Ky lojtar spikat mbi të gjithë të tjerët për mënyrën sesi e trajton topin dhe trurin që përdor në fushën e blertë. Një lojtar klasi, që së shpejti do t’i bashkohet edhe Kombëtares A.

Pajaziti ka “marrë vendin” e Brojës te Fulham dhe po stërvitet me ekipin e parë, pasi ishte pjesë e moshave. Madje në ndeshjen e fundit kundër Ëatfordit, Pajaziti arriti të shënonte. Megjithatë sipas asaj që mëson “Sport Ekspres”, pritet që pas përfundimit të këtij turi përgatitor për sezonin e ri, Pajaziti të largohet nga Fulham dhe të kalojë në një tjetër skuadër. Interesimet për shqiptarin nuk mungojnë dhe këtë herë do të vijë prova e së vërtetës për të, jo më në ekipin e të rinjëve. /Sport Ekspres/

 

#Ekskluzive #Shënoi #gol #në #ndeshjen #fundit #të #Fulhamit #talenti #Shqipërisë #të #largohet #në #verë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button