Aktualitet
Tragjike në fshatin olimpik, humb jetën trajneri 60-vjeçar i boksit

Trajneri i ekipit olimpik të boksit nga Samoa, Lionel Elika Fatupaito, u nda papritur nga jeta për shkak të një ataku kardiak teksa ndodhej në fshatin Olimpik. Trajneri 60-vjeçar humbi ndjenjat kur ishte në dhomën e tij me një nga sportistët dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë nuk mund të mbijetonte.
Sipas Prokurorisë Publike, nuk ka dyshime të mëdha për “shkaqet natyrore”, por hetimi i është besuar policisë gjyqësore të Seine-Saint-Denis. Federata Ndërkombëtare e Boksit ka shprehur “ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”.
#Tragjike #në #fshatin #olimpik #humb #jetën #trajneri #60vjeçar #boksit
gazetablic.com