Sport

101 minuta për fitoren e parë në Europë, Egnatia triumfon në Rejkjavik

Egnatia ka rrëmbyer një fitore cinike me avantazhin e një goli në stadiumin “Víkingsvöllur” të Rejkjavikut, përballë vendasve të Vikingur.

Rrogozhinasit iu falën rrjetës së shënuar nga sulmuesi Lorougnon Doukou në minutën e ’33.

Djemtë e Edlir Tetovës ia dolën të menaxhonin rezultatin në pjesën e dytë, ku nuk munguan as inkursionet e rrezikshme në zonë për të tentuar golin e dytë.

Sfida ishte tepër e luftuar në mesfushë, me gjyqtarin që nuk kurseu kartonët, duke akorduar 5 karton të verdhë për lojtarët e Egnatias. Arbitri po ashtu nuk kurseu shtesën, ku nga 7 minuta të shfaqura në tabelë, u la të luhen plot 11 minuta shtesë.

Me këtë fitore në fushën e kundërshtarit, Egnatia kthehet me besim në atdhe dhe në sfidën e kthimit që do të luhet më 1 gusht në “Loro Boriçi” do të synojë kualifikimin në turin e tretë të Conference League.

/a.r

#minuta #për #fitoren #parë #në #Europë #Egnatia #triumfon #në #Rejkjavik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button