Aktualitet

Sulmohet fizikisht një grua në Drenas – Njëri nga të dyshuarit arrestohet, tjetri arratiset

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona në Drenas.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:01.

Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Gjithashtu viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.



#Sulmohet #fizikisht #një #grua #në #Drenas #Njëri #nga #të #dyshuarit #arrestohet #tjetri #arratiset
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button