Aktualitet

Hajdut “serial” banesash, kapet 46 vjeçari në Shkodër

Është vënë në pranga një 46 vjeçar i cili sipas bluve ka vjedhur në një banesë në Shkodër. Por jo vetëm kaq, ai ka tentuar vjedhje në banesa të tjera gjatë Qershorit.

Gjatë muajit qershor, vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera, kapet dhe arrestohet 46-vjeçari. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: G. B., 46 vjeç, banues në Laç.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari, gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. D., si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.  Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. B”, thotë Policia.

/a.r

#Hajdut #serial #banesash #kapet #vjeçari #në #Shkodër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button