Lirohet nga detyra ambasadori shqiptar në Brazil, Presidenti Begaj dekreton përfaqësuesin e ri për Amerikën e Jugut

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e zotit Rezar Bregu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident.
Po ashtu ai është liruar dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.
Po sot, Presidenti Begaj dekretoi emërimin e zotit Genti Bendo në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident.
#Lirohet #nga #detyra #ambasadori #shqiptar #në #Brazil #Presidenti #Begaj #dekreton #përfaqësuesin #për #Amerikën #Jugut
Java News