Sport

VIDEO/ Shqiptari adhurohet në Turqi, radhë e madhe për të marrë një autograf nga Rei Manaj –

Rei Manaj është kthyer në stërvitje me Sivaaporin, pavarësisht interesit të lartë që kishte për të në merkato. Klubi turk nuk lejon që sulmuesi lushnjar të largohet nën shifrën e 15 milionë eurove, prandaj me ngjasa palët do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në sezonin e ardhshëm. Manaj ka fituar zemrat e tifozëve të Sivasporit. Lojtari shqiptar adhurohet në Turqi, ku e kanë pritur me shumë ngrohtësi.

Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë shkuar në qendrën stërvitore të Sivasporit për të takuar nga afër ish-lojtarin e Barcelonës. Një radhë e gjatë është krijuar nga sportdashës që kërkojnë një autograf apo një fotografi me Rei Manajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?

#VIDEO #Shqiptari #adhurohet #në #Turqi #radhë #madhe #për #të #marrë #një #autograf #nga #Rei #Manaj
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button