Sport
Qazim Laçi udhëheq Spartën e Pragës me shiritin e kapitenit në Champions, çekët hedhin njërën këmbë drejt kualifikimit –

Sparta e Pragës ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Kampionët e Çekisë kanë mposhtur Shamrok Roversin me rezultatin 0-2 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Golat u shënuan nga Birmançeviçi në minutën e 38 dhe nga Visneri në të 65-tën. Nga minuta e parë në fushën e lojës ishte edhe Qazim Laçi, i cili udhëhoqi skuadrën me shiritin e kapitenit në krahë. Grinta dhe shpriti luftarak e kanë kthyer mesfushorin shqiptar në lider te Sparta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Qazim #Laçi #udhëheq #Spartën #Pragës #shiritin #kapitenit #në #Champions #çekët #hedhin #njërën #këmbë #drejt #kualifikimit
SportExpress