Aktualitet

WBONelson Hysa shkruan historinë, renditet i 11 në botë, lë pas Joe Joyce

Nelson Hysa, shkruan historinë në boksin profesionist duke u ngjitur në vendin e 11-të në klasifikimin e WBO duke lënë pas yje të ringut si Joe Joyce.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një boksier mban këtë pozicionin në boksin profesionist dhe ai është Nelson Hysa.

Kjo rritje galopante në klasifikimin botëror të boksit për boksierin shkodran, erdhi pas fitores për titullin e WBO kundër gjermanit Thorsten Fuchs në Tiranë.

Kjo renditje kryesohet nga anglezi Anthony Joshua, ndërsa kampion në peshat e rënda është ukrainasi Usyk.

Aktualisht Nelson Hysa mban titullin e WBO për peshat e rënda në Europë, pasi mundi gjermanin Thorsten Fuchs, duke e gjunjëzuar dy here në pak sekonda, në një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej” në 11 korrik.

Kjo ishte fitorja e 18-të radhazi në karrierë për Hysën dhe e 16 me “Knock Out”, që solli për herë të parë në Shqipëri një titull europian.

Aktualisht Nelson Hysa mban titullin e WBO për peshat e rënda në Europë, pasi mundi gjermanin Thorsten Fuchs, duke e gjunjëzuar dy here në pak sekonda, në një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej” në 11 korrik.

Kjo ishte fitorja e 18-të radhazi në karrierë për Hysën dhe e 16 me “Knock Out”, që solli për herë të parë në Shqipëri një titull europian. TEMA

#WBONelson #Hysa #shkruan #historinë #renditet #në #botë #lë #pas #Joe #Joyce
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button