Aktualitet

“Çmendet” United, pas Yoros, dëshiron edhe Xavi Simons

Merkaton e kësaj vere e ka bërë “të nxehtë” Manchester United.

“Djajtë e Kuq” të Ten Hagut nuk do të lënë hapësirë për gabime këtë sezon.

Pasi i “rrëmbeu” Leny Yoron Real Madridit, United po përgatisin një ofertë të re.

Sipas “Sport”, në “kurthin” e anglezve është holandezi Xavi Simons.

Ten Hag ka shfaqur interesim të madh për Simons, teksa agjenti i “Djajve të Kuq” ka hyrë në aksion për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

PSG-ja po planifikonte të zgjaste huazimin e Simons te Leipzig, teksa interesim për të ka shfaqur edhe Bayern Munich, me ofertë transferi prej 70 milionësh.

Agjenti i Simons thotë se do të presë oferta deri në 100 milionë euro, teksa interesim për të ka shfaqur edhe ekipi që e ka rritur, Barcelona.

Megjithatë, “Katalunasit” duket se do të jenë vetëm “spektatorë” të kësaj merkatoje, pasi klubi po përballet me probleme financiare tash e një kohë.



#Çmendet #United #pas #Yoros #dëshiron #edhe #Xavi #Simons
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button