Sport

Sulmuesi shqiptar i hapi skuadrës rrugën drejt fitores, i shënon ekipit grek –

Frozinone ka mposhtur sot me shifrat 3-0 Volosin. Skuadrat kanë testuar lojtarët në një takim miqësor, që pa si protagonist edhe Marvin Çunin. Sulmuesi shqiptar ishte titullar nga minuta e parë në këtë ndeshje, ku gjeti edhe golin.

Faktikisht, ishte pikërisht ai i cili i hapi rrugën drejt fitores Frozinones. Çuni arriti ta dërgonte topin në rrjetën e mbrojtur nga portieri i Volosit në minutën e 34-t të miqësores. Më pas verdheblutë shënuan edhe dy herë të tjera gjatë pjesës së dytë, për ta përfunduar ndeshjen në shifrat 3-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Sulmuesi #shqiptar #hapi #skuadrës #rrugën #drejt #fitores #shënon #ekipit #grek
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button