Aktualitet

Raporti i Komisionit Europian të Udhëtimeve, Rama: Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori suksesi

Në 6 mujorin e parë të 2024, Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të fluksit të turistëve në Evropë. Sipas klasifikimit të Komisionit Evropian të Udhëtimeve Shqipëria ka një rritje me 86 % në Evropë të fluksit të hyrjeve të turistëve.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë si një histori suksesi për Shqipërinë.

“Ja dhe klasifikimi i Komisionit Evropian të Udhëtimeve që tregon mbi bazën e fluksit të hyrjeve në vendet e Evropës, rritjen ose rënien e prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”, shkruan Rama.

Sipas Komisionit Evropian të Udhëtimeve udhëtimet ndërkombëtare gjatë 6 mujorit të parë të 2024 kanë ardhur në rritje në të gjithë kontinentin krahasuar me 2023. Krahasuar me nivelet para pandemisë, rritjet janë përkatësisht 6% dhe 7%.

Destinacionet e Evropës Jugore kanë nxitur rritjen e turizmit evropian dhe mbeten vazhdimisht të njohura për kushtet e tyre të favorshme klimatike në prag të sezonit të verës, si dhe kostot, e cila mbetet një shtytës kryesor për turistët.

Ngjashëm me tremujorin e kaluar, Shqipëria (86%), Serbia (+40%), Malta (+37%), Bullgaria (+29%), Portugalia (+26%) dhe Turqia (+22%) shënuan rritjen më të lartë në ardhjet e huaja, ndërsa tre vende baltike, Lituania (-15%), Estonia (-16%) dhe Letonia (-24%) shënuan rënie.

/a.r

#Raporti #Komisionit #Europian #të #Udhëtimeve #Rama #Shqipëria #turistike #konfirmohet #përsëri #një #histori #suksesi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button