Sport
Nuk pati hapësirën e duhur te Empoli, klubi italian kërkon Shpendin –

Stiven Shpendi pritet të ndërrojë skuadër këtë verë. Pas shkëlqimit në Serinë C, lojtari shqiptar nuk u shfaq në të njëjtin nivel në Serinë A. Golat munguan dhe bashkë me to, edhe minutat në kampin e Empolit.
Interesimi për të është i madh. Së fundmi në garë është futur edhe Bari. Klubi italian është në kërkim të një sulmuesi dhe Shpendi shihet si kandidati i duhur për ta. Kujtojmë se Bari, sezonin e ardhshëm, do të luajë në Serinë B, çka do të ishte një mundësi e mirë për Stivenin që të bënte hapin e ndërmjetëm mes Serisë C dhe asaj A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Nuk #pati #hapësirën #duhur #Empoli #klubi #italian #kërkon #Shpendin
SportExpress