Aktualitet

“Burri jot ma solli, a punon në prokurori?”, Felaj përplaset ashpër me Bardhin: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq!

Raportimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në Kuvend ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Ishte kreu i grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi që është përplasur ashpër me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj.

Teksa Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulte. Por pas kësaj Bardhi ka nisur me sulme ndaj saj, duke i përmendur dhe burrin e saj prokuror.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë

Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq

Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin peng bandat

Felaj: Nuk po flisni për procedurë, kush është shqetësimi juaj?

Bardhi: Ndaj është guvernatori këtu për të na dhënë shpjegime, s’ka nevojë për shpjegime

Felaj: Këtu ka nevojë që të ngremë një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj

Bardhi: Po moj bien, se nuk do bien vetëm në dorën tënde dhe të burrit tënd.

Felaj: Të ngeli vetëm emri kush ta ka dhënë

Bardhi: Pse do ta them ty? Burri jot ma solli, a punon në prokurori? Më solli dosjen për guvernatorin

Felaj: Uluni se po kaloni çdo nivel etike

#Burri #jot #solli #punon #në #prokurori #Felaj #përplaset #ashpër #Bardhin #Mos #fusni #në #histori #të #tjera #dalësh #keq
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button