Aktualitet
Kandidat i PS për bashkinë e Himarës Vangjel Tavo dorëhiqet si prefekt i Vlorës

“Sinqerisht, ka qenë privilegj i madh dhe përgjegjësi që përmes kësaj detyre, pata mundësinë të jem përfaqësuesi juaj në qarkun e Vlorës, kësaj zone të mrekullueshme të vendit tonë, përherë në vëmendjen e qeverisë dhe të kryeministrit.
Përmes kësaj eksperience, kam njohur bashkëpunëtorë të denjë që kanë punuar me përkushtin, ndershmëri e profesionalizëm të cilët gjej rastin t’i falenderoj.“, shkruan mes të tjerash Tavo.
Vangjel Tavo u emërua prefekt i Vlorës në 13 mars të këtij viti duke zëvendësuar Flamur Mamaj, post që e mbajti për pak muaj. Ai do të përballet me kandidatin opozitar Petro Gjikuria në zgjedhjet e 4 gushtit.
#Kandidat #për #bashkinë #Himarës #Vangjel #Tavo #dorëhiqet #prefekt #Vlorës
Java News