Një finale 982 milionë euro, formacioni më i shtrenjtë i dy kombëtareve

Dueli Spanjë-Angli do të jetë i veçantë, jo vetëm se në fund njëra prej këtyre dy kombëtareve do të marri trofeun në fund, por edhe nga yjet e futbollit botëror që do të zbresin në fushë.
Për këtë, faqja e specializuar sportive, “Football Benchmark”, ndërtoi formacionin më të shtrenjtë nga të dy skuadra. Vlera e tyre arrin deri më 982 milionë euro. Shohim se dy ekipet janë të balancuara, 6 janë anglezë dhe 5 spanjollë.
Futbollistët e Anglisë kushtojnë 689 milionë, ku më i shtrenjtë është Jude Bellingham, kartoni i të cilit vlen 188 milionë euro, ndërsa ka Spanja çmimin më të lartë e ka Rodri me 117 milionë. Reparti më i kushtueshëm është mesfusha, 423 milionë euro.
/a.r
#Një #finale #milionë #euro #formacioni #më #shtrenjtë #kombëtareve
Java News