Aktualitet

Durrës – Përndiqte një femer arrestohet 44 vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin B. Ç., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 16, pasi një shtetase 40 vjeçe ka kallëzuar se shtetasi B. Ç. e ka përndjekur për një periudhë 7-mujore, si dhe se ky shtetas e ka fyer dhe kanosur me fjalë. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi F. K., 34 vjeç, banues në Maminas, Durrës, pasi ka vjedhur derën metalike të ashensorit të një pallati në lagjen nr. 4.

Në Komisariatin e Policisë Krujë ka kallëzuar shtetasi P. T., 78 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, se më datë 23.05.2023, është larguar nga banesa bashkëshortja e djalit të tij, shtetasja R. K., 22 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button