Aktualitet
Ndihmoi Habib Rexhën të arratiset pas vrasjes në Kavajë, shoqërohet shoku i tij (EMRI)

Është shoqëruar në polici shoku i Habib Rexhës, pasi dyshohet se e ndihmoi atë të arratisej pasi vrau Arian Gosën në Kavajë.
Personi në fjalë është Ervis Kurti, i cili pritet të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Rexha ka thënë në dëshminë e tij se ka qenë bashkë me shokun e tij kur ka parë Arjan Gosën rastësisht duke pirë kafe në një lokal në Kavajë dhe ka marrë armën duke shkuar pranë tij.
Autori ka pranuar se shoku i tij nuk ishte në dijeni të krimit që ai do të kryente, megjithate pas vrasjes është larguar me të në drejtim të Kukësit.