Luis Hasa luan kartat e tij për ekipin e parë të Juventusit, në provë për të bindur Tiago Motën për të qenë pjesë e projektit –

E ardhmja e Luis Hasës ka mbetur ende një enigmë. Mesfushori shqiptar nuk po zgjat kontratën e tij që skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa diskutimet me Palermon dhe Sampdorian nuk kanë zhvillime të reja. Lojtari 20-vjeçar i është bashkuar ekipit të parë të Juventusit në përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Hasa do të luajë të gjitha kartat e tij për të bindur Tiago Motën për të qenë pjesë e projektit të tij. Bardhezinjtë i kanë hapur derën shumë të rinjve në sezonet e fundit, çka i rrit shpresat e Hasës për të provuar fatin e tij te Juventusi. Konkurrenca në mesin e fushës është e madhe, por nuk përjashtohen befasitë nga Tiago Mota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Luis #Hasa #luan #kartat #tij #për #ekipin #parë #të #Juventusit #në #provë #për #të #bindur #Tiago #Motën #për #të #qenë #pjesë #projektit
SportExpress