Tech

Tani në “WhatsApp” mund të modifikojmë mesazhet brenda 15 min

“WhatsApp” do t’i lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet, një lëvizje kjo që përputhet me rrjetet e tjera sociale si “Telegram” dhe “Signal”.

Kompania thotë se mesazhet mund të modifikohen deri në 15 minuta pas dërgimit.

Shërbimi i mesazheve të çastit është pjesë e gjigantit amerikan të teknologjisë “Meta”, i cili zotëron gjithashtu “Facebook” dhe “Instagram”.

Ky funksion do të vihet në dispozicion për 2 miliardë përdorues të “WhatsApp” në javët e ardhshme. Ky ndryshim përfshin edhe Indinë si tregun e saj më të madh, me 487 milionë përdorues.

Mesazhet e modifikuara do të etiketohen si “të redaktuara”, kështu që marrësit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar.

Megjithatë, atyre nuk do të tregohet se si mesazhi është modifikuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button