Aktualitet

Ish-kampioni botëror i kërcimit së larti, gjendet i vrarë me armë zjarri

Jacques Freitag, ish-kampion botëror i kërcimit së larti në Botërorin të Atletikës në Paris 2003, u gjet i vdekur këtë të martë, në Pretoria të Afrikës së Jugut, vendi i tij i origjinës.

Ish-atleti tashmë në pension dhe ishte 42 vjeç. Ai ushtronte atletikë që nga fëmijëria, pasi kishte ndjekur gjurmët e nënës së tij, e cila ishte gjithashtu kampione kombëtare e kërcimit së larti në vitin 1973.

Përveç të qenit kampion bote në vitin 2003, Freitag i shton arritjeve të tij një kampionat botëror U-20 vjeç në 2000, në Kili dhe një U-18 vjeç, në Poloni në 1999.

Zhak Freitag fillimisht u raportua i zhdukur dhe kur u mor vesh për vdekjen e tij u mendua se arsyeja mund të lidhej me një problem droge, diçka që kishte qenë pjesë e jetës së atletit në të kaluarën.

Megjithatë, plagët nga plumbat në trupin e afrikano-jugorit zbuluan se ai u qëllua për vdekje. Rrethanat rreth vdekjes së Jacques Freitag janë ende duke u hetuar.

#Ishkampioni #botëror #kërcimit #së #larti #gjendet #vrarë #armë #zjarri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button