Aktualitet
Kishte fshehur 979 pako me drogë në dhomën e gjumit, përfundon në pranga shqiptari në Itali

Efektivët e Policisë së Qarkut III në Romë, pas një aktiviteti intensiv hetimor, kanë kryer kontroll në via Publio Elio në shtëpinë e një 28-vjeçari shqiptar,
Efektivët kanë gjetur të fshehura në dhomën e gjumit rreth 979 pako me hashash me peshë totale rreth 72 kg.
Ndërsa përveç hashashit, kontrollet kanë zbuluar edhe 13 cigare elektronike, në rezervuarin e së cilave kishte lëng me efekt të supozuar narkotik.
Bashkë me to janë sekuestruar edhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës dhe afërsisht 30.000 euro cash.
#Kishte #fshehur #pako #drogë #në #dhomën #gjumit #përfundon #në #pranga #shqiptari #në #Itali
Java News